Site icon Telegrafi

Gashi: Për koalicione ka kohë, nuk kemi diskutuar për to në mbledhjen e sotme

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, anëtari i kryesisë, Arben Gashi ka thënë para mediave se nuk është diskutuar për koalicionet e mundshme.

Ai tha se në këtë mbledhje është diskutuar më shumë për çështje teknike.

Lexo po ashtu LDK përfundon mbledhjen e Kryesisë, në orën 14:00 nis takimin me kryetarët e degëve

“Nuk ka diçka konkrete sa i përket koalicioneve, ditët në vazhdim do e shohim para se me u dorëzua lista e koalicioneve, më 14 janar është lista e dërgimit të koalicioneve dhe ka kohë deri atëherë nëse do të ketë koalicione, por nuk besoj që do të ketë diçka veçantë”, ka thënë Gashi.

Gashi shtoi se ka qenë mbledhje koordinuese, ndërtimi i kritereve të kandidatëve për deputetë, hartimi i programit të fushatës dhe çështje të tjera teknike.

Ndryshe në orën 14:00 LDK do të mbajë mbledhje me kryetarët e degëve të kësaj partie. /Telegrafi/

Exit mobile version