Site icon Telegrafi

Gashi: Pas vendimit të GjK-së, tashmë të gjitha palët e dinë si duhet të veprohet

Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka thënë se tashme të gjitha palët e dinë se si duhet të veprohet.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjithçka është e qartë, jo vetëm për tani por edhe për të ardhmen.

“Gjykata Kushtetuese vendosi, tashmë të gjitha palët e dinë si duhet të veprohet, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen”, shkruan Gashi.

Ditë më parë, Gashi kishte deklaruar se sapo të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ai do të aktivizonte kërkesën për seancë për zgjedhjen e kryeministrit.

Sonte, pas orës 22:00, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim lidhur me çështjen e mandatarit Hoti, duke i dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë.

Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Thaçit për dekretin

Kushtetuesja ka konstatuar se votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re. /Telegrafi/

Exit mobile version