Telegrafi

Gashi-Pamer: Të punojmë për t’i realizuar reformat

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka realizuar sot takim me ambasadorin austriak, Martin Pamer.

Siç njofton pres-shërbimi i Kuvendit, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për takimin ndërmjet përfaqësuesve të të dy vendeve mike, të cilat kanë zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera në fusha të ndryshme, dhe grupeve parlamentare për bashkëpunim të ndërsjellë që funksionojnë në Kuvend.

“Austria është partneri ynë ekonomik dhe mbështetësi i madh i rrugës së integrimit evropian. Për sa i përket anëtarësimit në BE, vendi përballet me sfida, por mendimi është që i gjithë Rajoni të bëhet sa më shpejt pjesë e familjes evropiane. Të punojmë për reformat në vend dhe të krijojmë politika të mira për brezat e ardhshëm”, theksoi Gashi.

Të pranishmit ranë dakord se bashkëpunimi midis dy vendeve ka potencial të thellohet, t’i afrojë popujt, si dhe t’i intensifikojë vizitat në nivelin më të lartë.