Telegrafi

Gashi i pakënaqur me vendimin e Gjykatës Themelore, për Xhavit Halitin dhe Gani Dreshajn

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot dy ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin dhe Gani Dreshajn për sulmin fizik ndaj ish-deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

Gjykata ka shpallur fajtorë Halitin dhe Drashajn, pasi që më dashje kanë sulmuar fizikisht Gashin. Që të dy ish-deputetëve iu është shqiptuar gjoba nga 1 mijë e 250 euro

Mirëpo, i pakënaqur me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë është shprehur ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi.

Ai tha për Telegrafin se vendimi është i padrejtë.

“Nuk jam i kënaqur me vendim, dhe mendoj se ky vendim do t’i dekurajojë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e dhunës. Vendimi është i padrejtë dhe do të ndikojë negativisht”, ka thënë Gashi.

Lexo po ashtu Xhavit Haliti dhe Gani Dreshaj dënohen për sulmin ndaj Arben Gashit

I pyetur nëse do të parashtrojë ndonjë ankesë ndaj këtij vendimi, Gashi pohoi se do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore.

Kujtojmë se incidenti në Kuvendin e Kosovës kishte ndodhur më 5 maj të vitit 2018. Ish-deputeti Xhavit Haliti dhe ish-deputeti Arben Gashi, kishin shkëmbyer mes vete disa fjalë të rënda, më pas Haliti pasi kishte votuar për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kishte sulmuar fizikisht Gashin, në incident ishte përfshirë edhe Gani Dreshaj, por që më pas deputetët tjerë të Kuvendit kishin reaguar duke vënë situatën në kontroll./Telegrafi/

Xhavit Haliti e Arben Gashi përplasen fizikisht në Kuvend

Xhavit Haliti e Arben Gashi përplasen fizikisht në Kuvend

Publiée par Telegrafi.com sur Vendredi 18 mai 2018