Katër raste të reja janë paraqitur sonte në Komunën e Prishtinës.
Drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin se rastet e reja janë kontakte të rasteve të mëhershme.
Gashi thotë se Prishtina deri më tani ka regjistruar 110 raste me coronavirus ndërsa 73 prej tyre janë të shëruar.
“Raste aktive në kryeqytet deri sonte janë 35, ndërsa disa raste kanë kaluar testimin e parë dhe pritet të konfirmohen si të shëruar ditëve në vijim”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Gashi ka shtuar se rastet e reja sot nuk lidhen me infektimet me çerdhet në Prishtinë.
Kujtojmë dy persona nga Komuna e Prishtinës kanë përfunduar me fatalitet si pasojë e infektimit me coronavirus./Telegrafi/