Telegrafi

Gashi: Nuk mund të mbështesim Projektligjin për UÇK-në, është krijuar përshtypja që më shumë përçan se bashkon

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se është për keqardhje që edhe një çështje madhore që do të duhej t’i bashkonte po i përçanë.

Ai duke folur për Projektligj për UÇK-në tha se vlerat e luftës së UÇK janë vlera të përbashkëta, raporton Telegrafi.

“Por mënyra  e parcilarizimit dhe përshtypja e krijuar se me një ligj të tillë po krijohet më shumë përçarje se bashkim e bën të pamundur që ky projektligj të përkrahet. Ne duhet të jemi rreth këtij Ligji nëse mendojnë se duhet të përkrahet, jo pse dikush nga bën presion dhe na quan frikacak  po pse ne duhet të bindemi se një ligj është në interes të vendit”, tha ai.

Më tej, Gashi tha se UÇK-ja është vlerë e përbashkët e jo parcilarizimi individual e grupor. /Telegrafi/