Site icon Telegrafi

Gashi: Nuk largohem për inati të Sigal Prishtinës

Pas kërkesës së drejtuesve të Sigal Prishtinës për dorëheqje me arsyen se ekziston konflikt interesi mes FBK-së (që udhëhiqet nga Fatmir Gashi) dhe KB Peja (që ka për kryetar djalin e tij), Gashi ka reaguar duke thënë se klubi nga kryeqyteti duhet ta kërkojë diku tjetër dështimin në dy ndeshjet e fundit kundër Pejës.

“Nuk mund assesi ta kuptoj se pas tri viteve del që unë drejtoj FBK-në dhe djali im Pejën, qenka konflikt interesi. Nuk ka asgjë të bëjë këtu me konflikt interesi. Krejt kjo ka ardhur pas dështimit të Prishtinës në dy ndeshjet e fundit. Ata duhet ta kërkojnë dështimin diku tjetër e jo tek unë”.

“Me kërkesën të tyre nuk jap dorëheqje. Këtë kërkese ata ishte më mirë që t’ia dërgojnë kryetarit të tyre e jo mua, sepse unë nuk i kam fajet për dështimin e tyre. E kam pasur në plan të largohem, sepse jam lodhur, por tani për inati të tyre nuk do të largohem”, ka deklaruar Gashi në një prononcim për Kosovapress. /Telegrafi/

Exit mobile version