Site icon Telegrafi

Gashi: Nuk kemi hyrë në Qeveri vetëm për datën për fillim të negociatave me BE!

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi sot komentoi mos-marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në. Gashi tha se marrja e datës nuk ka qenë arsyeja e vetme për hyrje në Qeveri të Alternativës.

Sipas tij vendi ka mundësi që të merr datë në janar ose muajve në vazhdim.

“Unë mendoj se Alternativa bëri një hap të madh rreth hapjes së kësaj dere për nisjen e negociatave me BE. Nëse Bullgaria dhe Bashkimi Evropian ende nuk janë të vendosur që ta hapin këtë derë unë mendoj se nëse jo në dhjetor, atëherë në janar, mendoj se do të duhet të presim.

Unë nuk mendoj se kjo ka qenë arsyeja e vetme që jemi bërë pjesë e Qeverisë, ka edhe shumë arsye, por kjo me të vërtetë ishte shumë me rëndësi , dhe njëra nga më të rëndësishmet”, tha mes tjerash Gashi.

Exit mobile version