Telegrafi

Gashi: Nuk kam qenë i përfshirë në debatin në mbledhjen e komisionit, dhe as në diskutimin pasues në korridor

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur pas publikimit të pamjeve, ku thuhet se është i përfshirë në një përplasje të deputetëve.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gashi ka thënë se ai nuk ka qenë i përfshirë në debatin në mbledhjen e komisionit, dhe as në diskutimin pasues në korridor.

“Megjithëse vlerësova se përmes konferencës për medie sqarova pozicionin tim lidhur me ngjarjen në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Politikë të Jashtme, publikimi i videos dhe raportimi/interpretimi rreth saj po shoh se ka shkaktu konfuzion, me thënë minimalisht!”.

Lexo po ashtu Dalin pamjet nga incidenti në Kuvendin e Kosovës

“Unë nuk kam qenë i përfshirë në debatin në mbledhjen e komisionit, dhe as në diskutimin pasues në korridor. Në videon e publikuar (shih disa nga imazhet) është më se e qartë që unë kam distancë të madhe fizike me palet debatuese dhe nuk kam në asnjë formë kontakt fizik me deputetin e VV-së – përveç disa sekonda kur unë jam përpjekë me bë distancen fizike në mes të diskutantëve deputet ne korridor”, ka shkruar Gashi.

Ai ka kërkuar nga disa media që për korrektësi dhe etikë, t’i trajtojnë lajmet me profesionalizëm lidhur me këtë çështje, dhe mos të bëhen palë duke shtrembëruar ngjarjen!/Telegrafi/