Site icon Telegrafi

Gashi: Nuk është bukur të quhet “Deklarata e Tiranës”, është themeluar në Shkup

Deouteti i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, nga foltorja e Kuvendi ju bëri thirrje deputetëve maqedonas që Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare të mos e quajnë të Tiranës, pasi ajo sipas tij, është themeluar në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nëse dëshironë të shfrtëzoni alibi të këtilla për ta thelluar krizën edhe më tej, kjo nuk do t’i shërbejë askujt. Dy vjet e gjysmë kanë kaluar nga afera e përgjimeve. Atëherë kuptuam se si funksionojnë gjykatat dhe prokuroritë. Kuptuam në çfarë varfërie kemi jetuar. Kuptuam se janë shkatërruar të gjitha sistemet në Maqedoni”, deklaroi Gashi.

Ai gjithashtu apeloi për zgjidhje të shpejtë të krizës, e cila po zgjatë me vite në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version