Site icon Telegrafi

Gashi: Një numër i madh i çerdheve po punojnë pa licencë   

Kryeinspektori i Arsimit të Kosovës, Dëfrim Gashi, sot bëri të ditur se një numër i konsiderueshëm i çerdheve po punojnë pa licencë.

Gashi bëri me dije se tani Kosova ka 122 çerdhe të licencuara, kurse të tjerat janë pa licencë.

“Procedura për licencë është shumë e thjesht, por disa nuk duan të marrin licencë. Ne kemi Udhëzimin administrativ, i cili parasheh për çdo gjë që të merret licenca”, tha ai në RTK.

Sipas tij, MASHTI ka rekomanduar të mbyllen rreth 30 çerdhe.

 

Exit mobile version