Site icon Telegrafi

Gashi nga Suedia: Maqedonia e Veriut është e gatshme për ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi me një pjesë të deputetëve është duke qëndruar në Suedi, ku realizoi disa vizita zyrtare. Në takimin me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Punëve të jashtme, Kristian Danielson, Gashi ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është e gatshme për ndryshimet e kushtetuese, pasi sipas tij, integrimi në BE mbetet prioritet më i rëndësishëm strategjik i vendit.

“Kryetari Gashi theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti më i rëndësishëm strategjik dhe i politikës së jashtme, i ndjekur nga respektimi i vlerave evropiane dhe zbatimi i standardeve evropiane. Ai theksoi se rruga integruese evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut kushtëzohet me ndryshimin e Kushtetutës, hap që teknikisht shteti është i gatshëm ta ndërmarrë, por në të njëjtën kohë duhet pasur parasysh se respektimi i dinjitetit, integrimeve evropiane dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë plotësisht plotësuese dhe me interes të ndërsjellë për të gjitha vendet e rajonit”, thonë nga Kuvendi.

Në takimin me Danielson është dhënë shpresë se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin së shpejti, pasi sipas tyre ato do të mundësojnë hapjen e kapitujve dhe anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sa më shpejt të jetë e mundur, duke respektuar Kriteret e Kopenhagës.

Gashi është takuar edhe me mbretin e Suedisë, Karl i Gjashtëmbëdhjetë Gustav ku i ka dhuruar shportë simbolike me produkte tradicionale maqedonase nga disa prodhues të ndryshëm.

Exit mobile version