Tomë Gashi, avokat i ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK, Sylejman Selimi, përmes një postimi në Facebook, thotë se nesër mund të përfundojë seanca gjyqësore “Drenica 2”.
Avokati thotë se Gjykata e Apelit e ka rastin historik të përmirësojë padrejtësinë e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e cila ka dhënë dënime pa asnjë provë dhe pa asnjë standard të drejtësisë.
Ja postimi i plotë i Gashit në facebook:
“Javën e kaluar ka përfunduar Drenica I. Nesër, më 17 Maj 2016 mund të përfundojnë edhe seancat e Drenica II, që do të përmbyll gjykimin më të madh në Kosovë, ku prijësit e luftës së UÇK-së, Gjeneral Syljeman Selimi, Sami Lushtaku dhe komandantë dhe ushtarë të tjerë janë dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pa asnjë provë dhe pa asnjë standard të drejtësisë.
Mbrojtja e Syljeman Selimit dhe gjithë avokatët e tjerë, konsiderojmë se Gjykata e Apelit e ka rastin historik ta përmirësoj padrejtësinë e Gjykatës Themelore në Mitrovicë që u bë ndaj atyre që luftuan për ta mbrojtur popullin shqiptarë të Kosovës nga okupatori serb. Nëse lufta kundër Serbisë ka qen krim, atëherë si është e mundshme që Tribunali i Hagës i dënoj të gjithë hierarkin më të lartë shtetërore dhe ushtarake të Serbisë për krime të luftës, der i në gjenocid ndaj popullatës shqiptare në Kosovë”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/