Kryetari i partisë “Alternativa” Afrim Gashi, ka konfirmuar se është arritur shumicë e re prej 61 deputetëve, për të nisur iniciativën e mosbesimit ndaj Qeverisë.
Në një deklaratë për “Klan Maqedoni”, ai tha se çdo detyrë opozitare ka detyrë që të mbështesë rrëzimin e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sot ka filluar iniciativa për të rrëzuar qeverinë aktuale. Ne si parti opozitare jemi nënshkruar në këtë iniciativë. Ky është hapi i parë. Sot e kemi dëshmuar se janë 61 deputetë. Mund të rritet ky numër”, tha Gashi.
Ai shtoi se nëse formohet qeveri e re, e cila do të jetë e orientuar drejt BE-së, do të jenë pjesë e saj./Telegrafi/