Telegrafi

Gashi nënshkroi Udhëzimin Administrativ për kontrollin e cilësisë së barnave

Ky udhëzim ka për qëllim sigurimin e një baze rregullative për kontrollin e kualitetit të produkteve mjekësore në Kosovë, i cili përcakton autoritetin kompetent, procedurën, karakterin dhe kushtet për kontrollin e cilësisë së produkteve mjekësore të plasuara në Republikën e Kosovës.

Me këtë udhëzim përcaktohet mënyra e kontrollit të cilësisë së produktit si dhe mënyra e regjistrimit të procedurave të kontrollit të cilësisë dhe njëherit vihet ligjshmëria për herë të parë në kontrollin e cilësisë së barnave. /Telegrafi/