“Do të zhvillojmë edhe disa negociata me Wintherthurin, për të marrë vesh nëse mund të provohet Gashi atje. Jemi në pritje”, deklaroi ai për gazetën Arena. Në anën tjetër, nëse dështon të provohet atje – Gashi mund t’i dëshmoj vlerat e veta në Francë, te skuadra e dytë e Lyonit.
Sulmuesi pejan nuk qëndroi te klubi belg, pasi ata duhej të paguanin 80 mijë euro për regjistrimin e tij në Federatë, për shkak se Kosova nuk është anëtare e Bashkimit Evropian. Ndryshe, Egzoni në stinorin vjeshtor ka luajtur për Besën e Pejës, me të cilët ka shënuar katër gola. Në të kaluarën ai ka djersitur edhe fanellën e Drenicës. /Arena/Telegrafi/