Në Prishtinë sonte janë konfirmuar 44 raste të reja me coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin se rezultatet janë nga testimet e datave 1 dhe 2 korrik.
“Lajm i mirë është që në Komunën e Prishtinës është se kemi 24 të shëruar të cilat e shpijnë në 185 numrin e rasteve që kanë kaluar coronavirusin”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Gashi thotë se në ditët e ardhshme pritet të rezultojnë të shëruar edhe më shumë persona duke u bazuar në ditët kur janë infektuar.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë thotë se inspektorati është 24 orë në terren duke kryer punën dhe duke rritur vetëdijesimin e qytetareve për respektimin e rekomandimeve anti-coronavirus./Telegrafi/