Shkëlzen Gashi është futur në formacionin e javës në MLS.
Sulmuesi i kombëtares shënoi dy gola në barazimin 3-3 të Colorado Rapids.
Ai shënoi një gol që ka bërë xhiron e botës.
Në 21 ndeshje me Rapids, Gashi ka shënuar 7 gola, një mesatare mjaft e mirë, që shpresojmë ta arrijë edhe me kombëtaren shqiptare, ku në fakt nuk ka shënuar shumë gola. /Telegrafi/