Telegrafi

Gashi në ballinën e revistës “GQ”: Është viti i reperit

Gashi ka shkëlqyer me performancat në festivalin “Sunny Hill”, i cili u mbajt në fillim të këtij muaji në Prishtinë.

Reperi tashmë ka sjell disa këngë që janë bërë hite ndërkombëtare dhe i kanë sjell suksese përtej oqeanit Atlantik.

Por, kjo ka rënë në sy edhe të shumë mediumeve të huaja sa që njëra prej tyre ka zgjedhur të jetë në ballinën e saj.

Bëhet fjalë për gazetën e mirënjohur amerikane, “GQ”, e cila është themeluar në vitin 1931 me bazë në New York.

Pos fotografisë së artistit në ballinën e revistës, kjo e fundit e cilëson se ky është viti i këngëtarit shqiptar.

Ndryshe, Gashi është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe po mban koncerte të ndryshme anembanë globit. /Telegrafi/