Telegrafi

Gashi mysafir i turneut muzikor të Blackbear

Gjatë ditës së djeshme u raportua se do të bashkëpunojë me yjet botërore, Snake dhe Cardi B.

Por, sot reperi shqiptar që jeton dhe vepron përtej oqeanit Atlantik, ka zbardhur datat e turneut të ardhshëm koncertale.

Në fakt, Labinot Gashi, më mirë i njohur si Gashi, ka treguar se do të jetë mysafir i turneut muzikor të këngëtarit amerikan, Blackbear.

“Po fillojmë me turne. Shihemi atje”, ka shkruar artisti ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se këngëtari gjatë vitit të kaluar ka performuar në Prishtinë, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Lexo po ashtu Gashi në bashkëpunim me Cardi B dhe DJ Snake?

Ndryshe, kënga e fundit e reperit “My Year” është pritur mirë dhe i ka realizuar edhe një remiks. /Telegrafi/