Ai thotë që trajneri i vushtrriasve e ka sharë atë me rob, teksa thekson që ai është dashur të përjashtohet edhe më herët. “Ata është dashur të përjashtohen edhe më herët. Që në minutën e 22-23-të i kanë pasur nga dy-tri vërejtje. Ismeti më ka sharë me rob. Aty kanë qenë të gjithë. Ka pasur kamera dhe gazetarë”, tregon fillimisht Gashi për Arenën.
Gjyqtari thotë që nuk e ka sharë Munishin, ani pse dyshimet për një gjë të tillë ekzistojnë. “Unë nuk jam njeri që ofendoj. Mua nuk më duan sepse unë nuk manipulohem. Unë nuk jam i varur nga referimi dhe e kam karakterin ndryshe”, shtoi Gashi./Telegrafi/