“Kundërshtari ishte mjaft i papërshtatshëm. E kisha të vështirë sepse ai ishte majtak. Po ashtu në raundin e dytë mora atë goditje me bërryl duke më dekoncentruar. Pastaj mora veten dhe arrita të triumfoj, gjë që jam shumë i gëzuar për këtë fitore. Falënderoj të gjithë ata që erdhën të më përkrahin”, tha Gashi për KosovaBoxing.
Boksierit kosovar i ka mjaftuar dominimi i tij i plotë në tre raundet e fundit, për të marrë fitoren e merituar.
“E humba meçin mendoj në saje të përgatitjes sime të dobët. Gashin e godita disa herë saktë, por goditjet e mia ishin të dobëta. Ai fitoi me meritë dhe uroj fitoren”, shtoi Stoychev.
Kjo fitore e ngrit më lart boksierin kosovar në renditjen botërore. Gashi më 25 maj pritet të paraqitet sërish në ring. /Telegrafi/