Site icon Telegrafi

Gashi mohon që Selimi është ftuar nga Gjykata Speciale

Mediat vendore raportuan se ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka pranuar ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Mirëpo, mbrojtës i Sylejman Selimit, avokati Tomë Gashi e ka mohuar një gjë të tillë.

“Në cilësinë e Avokatit të Gjeneral Sylejman Selimit, se kinse ai është ftuar në Hagë për tu intervistuar për krime të luftës ne nuk kemi pranuar një ftesë të tillë për tu intervistuar në Hagë dhe nuk dimë se nga kush e kanë ”siguruar” këtë ftesë për në Hagë”, ka shkruar në Facebook, avokati Gashi.

Siç u raportua, Sylejman Selimi në Hagë, për krime lufte do të intervistohet më 9 janar 2019. /Telegrafi/

 

Exit mobile version