Telegrafi

Gashi: Mjekët dhe infermierët janë heronjtë e vërtetë gjatë këtyre ditëve të pandemisë

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësise Familjare në Obiliq, për të shprehur mirënjohjen për punën e pandalshme, vullnetin e pamposhtur dhe profesionalizmin në kryerjen e detyrës.

Gashi gjatë kësaj viziteka thënë se mjekët dhe infermierët janë heronjtë e vërtetë të këtyre ditëve kur bota po përballet me pandeminë globale me COVID-19.

“Me vullnetin e pamposhtur dhe profesionalizmin në kryerjen e detyrës, mjekët dhe infermierët janë heronjtë e vërtetë të këtyre ditëve kur bota po përballet me pandeminë globale me COVID-19”, shkruan ndër të tjera Gashi.

Ai uroi të gjithë ata që ushtrojnë këtë profesion fisnik dhe shprehu mirënjohje për të gjithë infermierët e Komunës së Obiliqit. /Telegrafi/