Site icon Telegrafi

Gashi-Minxhozi diskutojnë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi me të cilin bisedoi për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ngushtë dhe ngritjen e cilësisë së jetesës për qytetarët.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për kontrollin e përbashkët të pikave kufitare, ku u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm i patrullimeve të përbashkëta, sidomos gjatë sezonit veror, kur shtohet fluksi i lëvizjes së qytetarëve.

Theks i veçantë në këtë takim iu vu investimeve që janë bërë në rrugën që dërgon në pikën e kalimit të kufirit në Shishtaveq në komunën e Dragashit.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se do të shikohen mundësitë për ndërkombëtarizimin e kësaj pike të kalimit kufitar, e cila do të ndihmonte në shkarkimin e fluksit në kufi, sidomos gjatë sezonit veror. /Telegrafi/

Exit mobile version