Telegrafi

Gashi me mbi gjysmë milionë klikime për një javë të lansimit të klipit “Creep On Me”.

Gashi publikoi pak kohë më parë videoklipin e tij të fundit.

“Creep on Me” është projekti që pati sukses të konsiderueshëm për Gashin.

Fillimisht u publikua versioni audio i projektit mjaft të dëgjuar.

Dhe, pasi u bë hit si audio, projekti u bë edhe me videoklip.

Tashmë për pak ditë projekti arriti mbi gjysmë milionë klikime si videoklip duke u pëlqyer mjaft shumë.

Gashi pati një periudhë shumë të mirë gjatë prezencës në Sunny Hill Festival ku ai pati paraqitje mbreslënëse. /Telegrafi/