Telegrafi

Gashi mban ligjëratë në Universitetin e Teksasit

Qendra për studime te Evropës Lindore dhe Euro-Azisë pran këtij universiteti, ku profesor Gashi po qëndron këtë semestër me një program të Fulbright, i ka dhënë shume rendësi kësaj ligjërate dhe pritet që interesimi për pjesëmarrje te jetë i madh, thuhet në një kumtesë të AKR-së.

Universiteti i Texasit në Austin është njeri ndër Universitetet më të mëdha, jo vetëm në shtetin e Teksasit. Ai ka mbi 55.000 studentë nga vende të ndryshme të botës.

Deri në fund të këtij semestri, prof. Ibrahim Gashi, ka paralajmëruar se do të mbajë edhe dy ligjërata publike, njërën me teme: Demokratizimi i shoqërive post konfliktuale dhe multietnike – rasti i Kosovës dhe tjetrën mbi Marrëdhëniet Shqiptaro-Sebe në Shqipëri dhe Kosovë, gjatë Luftës se Dytë Botërore. /Telegrafi/