Avokati Tomë Gashi ka bërë me dije se mandati i EULEX-it në Kosovë është i lidhur me mandatin e Gjykatës Speciale.
Në intervistën dhënë “Epokës së Re”, Gashi ka thënë se Gjykata Speciale mund të funksionojë vetëm nëse në Kosovë ka një mision të huaj për sundim të rendit dhe ligjit.
Gashi i ka ftuar institucionet e Kosovës që këtij misioni t’ia heqin kompetencat ekzekutive që i ka pasur deri tash.
Sipas avokatit Gashi, roli i EULEX-it në vitet e ardhshme do të duhej të ishte vetëm këshillëdhënës e jo urdhërdhënës.