Telegrafi

Gashi, Lekaj dhe Sopjani intervistohen për dëbimin e gylenistëve

Sot do të intervistohen nga Komisioni Hetimor Parlamentar, ish-drejtori i AKI-së, Driton Gashi, inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Shkëlzen Sopjani dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Tre zyrtarët shtetërorë do të intervistohen nga Komisioni në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars 2018.

“Intervistim i ish-Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Driton Gashi, Inspektorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Shkelzen Sopjani dhe Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj”, njofton Kuvendi i Kosovës.

Lexo po ashtu Komisioni hetimor evidenton shkelje ligjore në deportimin e gjashtë shtetasve turq

Ndryshe, ditë më parë ishte intervistuar edhe ish-drejtori i Policisë, Shpend Maxhunit, para deputetëve, anëtarë të Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Intervistimi i Maxhunit kishte zgjatur mbi dy orë.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i këtij komisioni Xhelal Sveçla kishte thënë se kanë gjetur mangësi dhe kanë identifikuar shkelje ligjore në rastin e dëbimit të gylenistëve.