Telegrafi

Gashi lë yjet e MLS-së jashtë, futet në formacionin e javës në Amerikë

Shkëlzen Gashi duket se ka lënë mbrapa vetës lëndimin që e mbajti gjatë jashtë fushave.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit me Colorado Rapids.

Colorado ishte nikoqire e Minnesotas ku arriti fitore të vështirë 3-2.

Gashi u inkuadrua në lojë nga banka rezervë kur rezultati ishte 1-2 në të mirë të mysafirëve.

Formacioni i javës në MLS

Lojtari nga Klina arriti që me dy asistime të tij t’i sigurojë fitoren e tretë në kampionat Rapids.

Kësisoj paraqitja e tij është vlerësuar shumë në Amerikë dhe ka zënë vend në formacionin e javës.

Gashi është përfshirë në formacionin e javës duke lënë jashtë këtij formacioni shumë yje që aktivizohen në kampionatin amerikan. /Telegrafi/