Shkëlzen Gashi duket se ka lënë mbrapa vetës lëndimin që e mbajti gjatë jashtë fushave.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit me Colorado Rapids.
Colorado ishte nikoqire e Minnesotas ku arriti fitore të vështirë 3-2.
Gashi u inkuadrua në lojë nga banka rezervë kur rezultati ishte 1-2 në të mirë të mysafirëve.
Lojtari nga Klina arriti që me dy asistime të tij t’i sigurojë fitoren e tretë në kampionat Rapids.
Kësisoj paraqitja e tij është vlerësuar shumë në Amerikë dhe ka zënë vend në formacionin e javës.
Gashi është përfshirë në formacionin e javës duke lënë jashtë këtij formacioni shumë yje që aktivizohen në kampionatin amerikan. /Telegrafi/