Telegrafi

Gashi: LDK-ja do të shqyrtojë vetëm aleanca paszgjedhore

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka finalizuar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, duke synuar të dalë si forcë fituese në nivel qendror dhe lokal.

Kështu deklaroi Alush Gashi, anëtar i kryesisë së LDK-së, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ku shprehu besimin se strategjia e partisë do të rezultojë në një rikthim të fuqishëm pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e fundit, ku partia u rendit si e treta në nivel kombëtar.

Gashi gjithashtu diskutoi çështjen e rihapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, një temë që ka shkaktuar tensione mes qeverisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ai theksoi se kjo çështje duhet të trajtohet në nivel lokal, duke u përqendruar tek bashkëpunimi midis kryetarëve të komunave përkatëse.

Më tej tha shprehu rëndësinë e kësaj ngjarjeje për stabilitetin global, duke uruar që zgjedhjet e ardhshme të kontribuojnë në këtë drejtim.

Ndërkaq shtoi se LDK-ja do të shqyrtojë vetëm aleanca paszgjedhore.

“Lidhja Demokratike është shumë aktive në debatin e saj të brendshëm në të gjitha nivelet dhe ekziston një pajtueshmëri e plotë se Lidhja Demokratike duhet të punojë intensivisht që të dalë partia e parë politike, që vendit t’ia jap një qeverisje të mirë”.

“Duke ditur se ne jemi në një sistem parlamentar ku një parti e vetme është vështirë që të krijojë qeverinë, të gjitha organizimet, aranzhimet, do të bëhen pas shpalljes së rezultateve zgjedhore”, u shpreh Gashi.