Telegrafi

Gashi lanson projektin e ri “My Year”

G4shi (Foto: YouTube/GASHI)

Hip hop ylli shqiptar, Gashi, ka publikuar projektin e ri të tij.

“My Year” titullohet projekti i ri i reperit që vjen në bashkëpunim me yllin tjetër, G-Eazy.

Dyshja spektakolare e hip hopit kështu lansojnë një hit të përbashkët.

Detaji që zë vend është shqiponja gjatë klipit teksa ai performon.

Gashi dhe G-Eazy së bashku do të jenë pjesë e Sunny Hill Festival këtë verë në Prishtinë. /Telegrafi/