Telegrafi

Gashi lanson këngën “Full Moon” me klip të animuar

Gashi (Foto: Instagram/gashi)

Rep-artisti me renome ndërkombëtare, Gashi, është ndër më të pëlqyerit ndonjëherë.

Ai pas një pune të madhe që bëri në industrinë muzikore, arriti që të prek famën, ndërsa tani projektet e tij nuk kanë të ndalur.

Pas albumit “1984”, tashmë reperi ka bërë të ditur se ka sjellë klipin e animuar të këngës “Full Moon”.

Për instrumentalin e saj është përkujdesur Devault Music, kurse për animacionet ka punuar Soul Proprietor Studios.

Postimi i tij mori një sërë komentesh pozitive nga fansat, të cilëve u bënte përshtypje vizualiteti i këngës.

(Foto: Instagram)

Para një muaji, Gashi lansoi këngën e tij të parafundit “Don’t Kill Me”, që rezultoi mjaft e pëlqyer nga admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/