Rep-artisti me renome ndërkombëtare, Gashi, është ndër më të pëlqyerit ndonjëherë.
Ai pas një pune të madhe që bëri në industrinë muzikore, arriti që të prek famën, ndërsa tani projektet e tij nuk kanë të ndalur.
Pas albumit “1984”, tashmë reperi ka bërë të ditur se ka sjellë klipin e animuar të këngës “Full Moon”.
Për instrumentalin e saj është përkujdesur Devault Music, kurse për animacionet ka punuar Soul Proprietor Studios.
Postimi i tij mori një sërë komentesh pozitive nga fansat, të cilëve u bënte përshtypje vizualiteti i këngës.
Para një muaji, Gashi lansoi këngën e tij të parafundit “Don’t Kill Me”, që rezultoi mjaft e pëlqyer nga admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/