Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas masave të fundit të qeverisë në detyrë kundër COVID-19, duke thënë se për shkak të luftës personale me presidentin Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Albin Kurti po e rrezikon shtetin e së drejtës.
Gashi, në një postim në Facebook, thotë se” kjo çmenduri, me pasoja të rënda duhet të ndalet menjëherë”.
Postimi i plotë i Gashit:
“Prapë në lufte personale me Presidentin, Kryeministri rrezikon shtetin e së drejtës!
Autorizimet dhe përgjegjësitë e Kuvendit, Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Policisë, Gjykatave dhe institucioneve tjera te pavarura, nuk mund të uzurpohen nga Kryeministri dhe të delegohen më pas tek ministri i shëndetësisë.
Kjo çmenduri, me pasoja të rënda në precedentin që po shkakton, duhet të ndalet menjëherë!”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/