Lidhja Demokratike e Kosovës do ta hap zyrtarisht fushatën zgjedhore të mërkurën në orën 12:00 në Podujevë, kurse një ditë më vonë do të mbahet hapja qendrore në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për deputet Arben Gashi, duke paralajmëruar se në hapjen qendrore të së enjtes në Prishtinë do të ketë shumë mysafirë ndërkombëtarë.
“Për shkak se do të vijnë miq të rëndësishëm ndërkombëtarë është shtyrë për një ditë hapja e madhe qendrore. Ndërsa nesër bëhet hapja zyrtare në Podujevë”, ka thënë Gashi në “Rrokum Roll” të TV Rrokum.
Ai ka thënë se në hapjen qendrore të fushatës së LDK-së do të vijë presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul.
“Është me rëndësi ardhja e tij”, thotë Gashi, duke shtuar se në krejt qytetet do të ketë aktivitete zgjedhore të LDK-së./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6Joz3DxyPZs