Drejtori i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, Kreshnik Gashi ka thënë se kodi +383 i ndahet Kosovës drejtpërdrejtë nga ITU.
“Do të publikohet edhe në buletinin e ITU si kod i Kosovës. Dhënia e kodit telefonik për Kosovën në këtë rast është sui generis. Nuk kemi të bëjmë me një situatë të pa qenë. Ne po krijojmë identitetin e kodit shtetëror. Prej nëntë kodeve të ndara për ish-Jugosllavinë, një e gëzojmë ne dhe që do të jetë afatgjatë”.
Gashi këto deklarata i ka bërë si i ftuar në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës ku ka shtuar se “Kosova do ta gëzojë kodin sa të ekzistojë dhe nuk ka asnjë dëm”