Site icon Telegrafi

Gashi: Kosova ka humbur mundësinë për të shkruar draftin për Asociacionin, Kurti i ka sjell dëme vendit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për çështjen e Asociacionit dhe zgjedhjeve të reja.

Gashi ka thënë se Kosova e ka humbur mundësinë që ta shkruaj vetë draftin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai ka akzuar kryeministri Kurti se i ka shkaktuar dëme vendit.

“Kryeministri e ka bë dëmin për më shumë se 365 ditë Kosova është në sanksione pse nuk e ka bërë më herët. Tash pasi e ka bë dëmin e ofron një apo disa opsione. Kurti reagon merr vendime dhe veprime të cilat janë më të këqija të mundshme në këto vite me bisedimet me Serbinë”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se marrëveshjet i zbaton me të këqija se ato paraprake.

“Kosova e ka humb mundësinë për të shkruar draftin është një dëm për Kosovën që mbetet me pasoja si ne aspektin e ndëshkimeve në formën e sanksioneve”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version