Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me kolegun e tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, njoftojë nga shtypi i Kuvendit të RMV-së.
“Është e rëndësishme të ruhet dhe thellohet ky trend i marrëdhënieve të mira në periudhën e ardhshme. Duke qenë se nuk ka çështje politike të pazgjidhura reciproke, fokusi duhet të jetë në projektet infrastrukturore, forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe bashkëpunimi në fushën e arsimit, kulturës dhe shëndetësisë, me qëllim të lehtësimit të komunikimit dhe afrimit akoma më të madh të popujve”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se Konjufca e ka uruar Gashin për pozitën e re, si Kryetar i Dhomës Ligjvënëse, pas zgjedhjeve të suksesshme, të cilat ishin test i demokracisë, seriozitetit dhe pjekurisë së shtetit.
Konjufca, shtojnë nga atje, shprehu gjithashtu kënaqësinë për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe uroi anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Në vendin tonë Kosova sheh partner të mirë dhe fqinj korrekt nga i cili merr mbështetje të vazhdueshme ndër vite./Telegrafi/