Ministri në detyrë i Sportit dhe kandidati për deputetë nga PDK-ja, Kujtim Gashi, ka akuzuar Komunën e Pejës që udhëhiqet nga LDK-ja se nuk ka ndarë parcelën për sallën e xhudos.
Gashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se si Ministri e Sportit janë detyruar të ri destinojnë fondet për shkak të mosgatishmërinë e Komunës së Pejës për të ndarë lokacion për sallën e xhudos.
“Vitin e kaluar kemi ndarë 500 mijë euro, këtë vit kemi ndarë 750 mijë euro por nuk është ndarë parcela”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ministri në detyrë i Sportit thotë se për këtë çështje ka qenë dy herë në Pejë për këtë çështje por përgjigja e kryetarit Muhaxheri ka qenë “jemi afër, jemi gati”, por sipas tij lokacioni nuk është ndarë.
Zyrtari i PDK-së thotë se ka biseduar për këtë çështje edhe me Driton Kukën, për gjetjen e një lokacioni të ri alternativ, por sipas tij Toni nuk është i interesuar që salla e xhudos të ndërtohet jashtë Pejës.
“Një numër shumë i madh i sportistëve të xhudos janë nga Peja dhe Driton Kuka nuk dëshiron që salla të ndërtohet jashtë qytetit të Pejës”, tha ndër të tjera Kujtim Gashi./Telegrafi/