Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka deklaruar se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Ai në emisionin “Republika” në Tribuna Channel ka thënë se për aq sa ai di, votat nuk janë të mjaftueshme për ta votuar atë.
Ai ka thënë se për ta zgjedhur këtë problem do të duhej një opsion alternativ që do mbyllte këtë çështje.
Ai ka shtuar se duhet të merren parasyshë mendimet e të gjithëve e sidomos ato të bashkë partiakut të tij Shpejtim Bulliqi, i cili është prej të parëve që ka kundërshtuar këtë demaskim.
Gashi ka thënë se Bulliqi është një vlerë e shtuar e LDK-së dhe i cili duhet të merret shumë seriozisht.
Duke folur për riformatimin e Qeverisë, Gashi ka thënë se Veseli ka kohë që nuk është takuar me kreun e LDK-së Isa Mustafa.
“Kadri Veseli nuk ka zhvilluar takime me Isa Mustafën që nga koha kur ka marrë udhëheqjen e partisë. Kjo do thotë që ata nuk kanë diskutuar për opsionet e riformatizimit të Qeverisë. Kjo është një tendencë e Kadri Veselit për t’i bërë presion LDK-së. Kjo është një tendencë për të treguar rol vendimmarrës”, ka deklaruar Gashi.