Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale, kërkesën për hetimin e vdekjes së Naser Makollit.
Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Makolli kishte qëndruar në të njëjtën qeli me ish-aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Naser Makolli ishte transferuar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan 34 ditë pas vrasjes së Astritit. Sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovë kam paraqitur kërkesë për hetimin e vdekjes së dyshimit -në rrethana të pasqaruara të Naser Makollit”, ka shkruar Gashi.
Postimi i plotë:
Ma askush nuk ka dilema se aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Astrit DEHARI është vrarë në burg.
Tani pas tri viteve janë duke u zbuluar rrethana të reja për vdekjen e dyshimtë-në rrethana të pasqaruara të Naser MAKOLLIT, i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan më 03.04.2017.
Naser Makolli kishte qëndruar me Astrit Deharin në një qeli në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për 67 ditë.
Naser Makolli ishte transferuar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan 34 ditë pas vrasjes së Astritit.
Sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovë kam paraqitur kërkesë për hetimin e vdekjes së dyshimit -në rrethana të pasqaruara të Naser Makollit.
Prokuroria duhet të hapë hetime lidhur me ndërlidhjen eventuale të këtyre dy vdekjeve në Burgjet e Kosovës. /Telegrafi/