Labinot Gashi ka kohë që është zhvendosur përtej oqeanit Atlantik, ku edhe po sjell këngë të reja.
Rep-artisti që më së shumti njihet me nofkën, G4shi, ka publikuar këngën “Roses”, me një video mjaft të veçantë.
Duke parë suksesin e këngës, tashmë fansat po i kërkojnë që të risjell remiksin e këngës, e cila deri më tani është shikuar mbi 350 mijë herë në YouTube.
“Rihanna, Sam Smith, Adele, Post Malone, Rita Ora”, janë disa prej propozimeve që i kanë dhënë fansat, këngëtarit tonë.
Theksojmë se këngëtari pritet që të sjell edhe disa këngë të reja dhe do të mbajë koncerte anembanë botës.
Ndryshe, këngëtari pritet që gjatë verës të jetë në Prishtinë, ku do të performojë në festivalin “Sunny Hill”. /Telegrafi/