Telegrafi

Gashi kërkon mundësi për të siguruar vaksina kundër H1N1

Gashi e ka falënderuar ambasadorin Voskamp për ndihmën që shteti holandez i ka dhënë Kosovës në sigurimin e terapisë kundër Etheve- Hemorragjike. Në këtë takim është biseduar edhe për mundësitë e sigurimit të një kontingjenti të vaksinave kundër Gripit A/H1N1 për Kosovën përmes kontingjentit të vaksinave që Holanda ka porositur për qytetarët e saj.

Në takimin me ambasadorin e Turqisë, Metin Uenler, i cili në këtë takim shoqërohej edhe me përfaqësues të një Qendre Diagnostike turke e interesuar për investime në Kosovë, është biseduar për format e bashkëpunimit në shëndetësi, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, duke inkurajuar zbatimin e partneritetit publiko-privat dhe format e tjera me qëllim të thellimit të bashkëpunimit. /Telegrafi/