Shkëlzen Gashi më në fund është rikthyer nga lëndimi i gjatë që e mbajti jashtë fushave.
Sulmuesi shqiptar ka lënë prapa lëndimin e pësuar muaj më parë dhe tani është i gatshëm për ndeshje.
Gashi do të luaj për skuadrën e tij Coloardo Rapids që nga ndeshja e ardhshme ndaj Torontos.
Ai ka thënë se kaloi nëpër një situatë të vështirë pasi nuk po luante.
“Ishte shumë e vështirë për mua të isha kaq shumë kohë pa luajtur futboll”.
“Kam punuar shumë gjatë tre muajve të fundit sa ishim në pushime, tani jam kthyer dhe jam në një formë të mirë fizike”.
Shqiptari ka thënë se lëndimi e ka bërë atë edhe më të fortë.
“Ka të bëjë tani me mentalitetin se si lëndimet më kanë bërë më të fortë”.
“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer dhe tani krejt çfarë dua është të luaj”, përfundoi Gashi. /Telegrafi/