Në “Debat Plus” është debatuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje.
Gashi thotë se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për jetëgjatësinë e kësaj qeverie.
“Jemi në një fazë, kur është dyjavëshi i fundit kur do të kuptojmë nëse do të kemi zgjedhje apo vazhdimësi të kësaj qeverie”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Analisti thotë se kupa e kësaj qeveri është mbushur dhe të pakënaqur janë partnerët e koalicionit qeverisës.
Ai ka thënë se Hoti ka përmendur edhe dorëheqjen si opsion.
“Ka informata që kryeministri Hoti ka përmendur edhe mundësinë e ofrimit të dorëheqjes. Është i gatshëm të jap dorëheqjen”, tha ndër të tjera Astrit Gashi./Telegrafi/