Site icon Telegrafi

Gashi: Ka fërkime brenda opozitës

Avokati Tomë Gashi, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se për bindjen e tij opozita ka fërkime, për shkak të dëshirës së partnerëve për ta forcuar pozitën brenda koalicionit.

Gashi ka theksuar se për bindjen e tij zhvillimet e fundit në vend lidhen me formimin e Gjykatës Speciale, njofton Klan Kosova.

“Është haptas që diçka nuk shkon mes tyre, pasi secila palë ka dëshirë për ta forcuar pozicionin e vetë”, tha ai.

“Kemi këtu edhe joshje të caktuara nga pushteti, por gjithmonë aludimi është edhe për shkak të profesionit tim, që unë e lidhi me atë Gjykatën ‘e madhe’ Speciale, këtu ka ndërskamca ka kërcënime ka gjëra të tjera, dikush dëshiron t’i shpëtoj akuzimit të ashpër”, tha Gashi.

Exit mobile version