Site icon Telegrafi

Gashi: Joserioze që çështja e ARKEP-it dhe AKP-së të vije me urgjencë në Kuvend

Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kundërshtuar futjen në rend dite emërimi i bordit të ARKEP dhe shkarkimit të bordit të AKP-së.

Gashi ka thënë se kjo kërkesë për të fut në rend dite çështje që nuk ju kanë shpërnda deputetëve, është e paarsyeshme dhe si grup parlamentar nuk i përkrahim idetë e tilla.

“Në seancë po na vijnë çështjet me urgjencë, pa i shqyrtuar në grupe parlamentare. Nuk ka arsye të jashtëzakonshme që ne në mënyrë të jashtëzakonshme të merremi me çështjen e ARKEP dhe AKP-së”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se këto çështje mund të trajtohen në një seancë tjetër.

“S’kemi informacion për këtë punë, është shumë joserioze të trajtohet në këtë mënyrë. Ne si Grup Parlamentar e kundërshtojmë një gjë të tillë. Mund të thërrisni seancë një ditë tjetër për këto dy tema”, tha Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version