Tomë Gashi, avokat i ish-Komandantit të UÇK-së, gjeneralit Sylejman Selimi, ka filluar të numërojë ditët të cilat klienti i tij është duke i kaluar në burg.
Gashi, ditëve të fundit, postimet e çdoditshme në Facebook po i nis me numërin e ditëve që po kalon Selimi në burg.
Ai sot, ka thënë se Gjykata nuk po i zbaton aktgjykimet e veta të cilat janë në favor të lirimit pa kushte të Sylejman Selimit.
Postimi i plotë i Gashit:
“Dita 139
Per Gjeneral Sylejman Selimin gjykata nuk i zbaton as Aktgjykimet e veta te cilat jane ne favor te lirimit te tij pa kushte, por te njejtat i interpreton qellimisht ne dem te tij dhe dihet pse. Gjeneral Sylejman Selimi nuk mund te blieht jo.!” (sic), ka shkruar Gashi. /Telegrafi/